“Skafistët i hidhnin njerëzit nga gomonia në det”, rrëfimi i shqiptarit që dje masakroi gruan

Të tjera detaje janë zbuluar rreth shqiptarit që dje masakroi me thikë bashkëshorten e tij, në prani të djalit 8-vjeçar.
Mësohet se Dritan Sulollari kishte mbërritur 20 vite më parë në Itali me gomone.

“Detin natë, e ke parë ndonjëherë? Ai po që është i frikshëm”. Niste kështu rrëfimi i Sulollarit për një mik për atë udhëtim nga Shqipëria në Itali. Ishte viti 1998, kur ai zbarkoi në qytetin e Puglias kur ishte vetëm 17 vjeç.

E gjithë aventura e tij me skafistët ka qenë dramatike, ku i është dashur të udhëtojë me një gomone me 4 motorë, me 100 kuaj-fuqi secili.

“Pjesa e përparme e gomone hidhej mbi errësirën e dallgëve dhe kur zbriste poshtë përplasej në ujë dhe lëshonte xixa. Duket absurde por kështu ishte. Dhe të qëndroje aty ishte gjëja më e tmerrshme”. Sulollari kishte rrëfyer skena tmerri, ku skafistë mizorë i hidhnin njerëzit në ujë për të lehtësuar gomonen dhe për t’ia mbathur kështu nga Guardia di Finanza.

Ai kishte shkuar vetëm në Itali dhe pas një periudhe në ilegalitet kishte arritur të merrte dokumentet dhe kishte gjetur një punë, shkruan ilpiccolo. Punonte si kamerier në pizeri.

Mandej ishte transferuar në Gradisca d’Izonzo, ku jetonte prej 10 vitesh me bashkëshorten.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu