SKANDAL: Disa shkolla në Komunën e Zhelinës me kushte mesjetare (FOTO)

Shkollat në venbanimet e disa fshatrave të Komunës së Zhelinës, që udhëhiqet nga kuadër i BDI-së së Ali Ahmetit, ende nuk janë gati për mbarëvajtjen e procesit edukativo-arsimor. Një ndër ato shkolla është edhe shkolla fillore “Rametulla Ameti” në fsh.Llërcë të Komunës së Zhelinës, raporton Almakos.

Edhe pse kushtet e fillimit me proesin arsimor është dashur të bëhen më herët, nga keqmenaxhimi me këtë institucion, edhe sot e kësaj dite disa klasa ende nuk kanë dyer, dritare, toalete e as kushte higjienike. Si shkak i kësaj disa ditë me radhë nxënësit është dashur të kthejnë përsëri në shtëpi duke mos mbajtur mësimin.

Banorët e fshatit Llërc dhe prindërit e nxënësve shprehën revoltën e tyre duke u kërcënuar se do të protestojnë edhe para komunës së Zhelinës dhe se kjo gjë nuk duhet toleruar.

“Ata të komunës vijnë k’tu vetëm për vota, njëher më 4 vjet. Ne të vijnë k’tu ta shohën gjendjen e kësaj shkolle. Kanë ngrij nxënësit nga ftohti, ku kanë qenë deri më sot, pse kanë lejuar të ndodhë kjo?!” – u shpreh një nga banorët për Almakos.

Kurse një tjetër u shpreh:”Ma t’kqij dhe ma pisa s’paska pat joo. Nuk ka lind nëna ma të flliqt. Nuk ju vin mbare patate shpërndajnë nëpër aktivistët e vet a nxënësit i sëmurën. Katila paskan qenë. Patatet ju kan mbet atyre,turp tju vije”.

zh1

zh2

zh3

zh4

zh5

zh6

zh7

zh8


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu