SKANDAL/ Ixhet Memeti, anëtar i keshillit të prokurorëve, sot i pranishëm në manifestimin e BDI-së (FOTO)

Ditën e sotme anëtarë të lartë të Bashkimit Demokratik për Integrim morrën pjesë në promovimin e programit të IPARD 3 MBP dhe EU, transmeton InfoShqip.

Ky manifestim u mbajt në kompaninë AGRO REKA, ku të pranishëm ishin drejtuesit më të lartë të BDI-së përfshirë zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubi, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, ministra dhe deputetë si dhe funksionarë të tjerë të lartë.

Duke qenë se vetëm një ditë më parë i ashtu quajturi ‘Grupi i Zjarrit’ doli me shumë kërkesa ndaj BDI-së ku kerkoi dorëheqjen e zëvendës kryeministrit të parë Artan Grubi dhe ndërhyrhen e Ali Ahmetit, sot u vunë re shumë funksionarë të BDI në këtë tubim si për të treguar se cilin krah mbështesin. Vlen të theksohet fakti se shumë tubime tjera të ngjashme të Agro Biznesit janë mbajtur më parë por asnjëherë s’ka pasur pjesmarje të kaq shumë funksionarëve të BDI.

Në manifestimin e sotëm ra në sy edhe prania e anëtarit të këshillit të prokurorëve, Ixhet Memeti i cili u betua para kryeparlamentarit, si anëtar i ri i Këshillit të Prokurorëve. Paraprakisht dy herë u zgjodh avokat i popullit, ku qëndroi në detyrë për 16 vjet rresht./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu