Universiteti i Harvardit ka pezulluar ekipin e meshkujve të skuadrës së futbollit, për shkak se lojtarët bënin komente seksiste për sportistet femra të ekipit.
Gazeta Harvard Crimson shkruan se sportistet femra në fjalë ishin “tmerruar për faktin se atletët femra që ndjehen krenare për aftësitë e tyre janë ulur aq poshtë duke u vlerësuar për pamjen e tyre fizike”, pasi lojtarët meshkuj qarkullonin dokumente me fotot e sportisteve femra, që vlerësonin atraktivitetin e tyre nga një deri në 10 madje duke dhënë edhe arsyet për vendimet e tyre. Ata gjithashtu vinin në dukje se cilën pozicion seksual do të preferonin vajzat.
Drejtori i universitetit të atletikës, Robert Scalise, ka thënë: “Është shumë zhgënjyese dhe shqetësuese që meshkujt e kanë bërë këtë”, ndërsa presidenti Dreë Faust i quajti këto sjellje “të tmerrshme”.
Ekipi, që aktualisht mbante vendin e parë në Ivy League, do të humbasë pjesën tjetër të lojrave të tij këtë sezon, për shkak të kësaj ngjarje aspak të hijshme.