Skandal në Shqipëri, bashkia lëshon dokumente vetëm në gjuhën greke, gjuha shqipe askundi

“Gjuha greke u zyrtarizua në Jugun e Shqipërisë si e vetmja gjuhë zyrtare. Bashkia e Dropullit çdo dokument zyrtar përdorë vetëm greqishten duke shkelur rëndë Kushtetutën e Shqipërisë”, ka shkruar në facebook, historiani dhe njohësi i çështjes çame, Arben Llalla.

Sipas tij, kjo bashki më 15 Gushtë me rastin e festët së Shën Marisë shpalli Qytetar Nderi Mihal Servon nga Janina një antishqiptar i tërbuar që merret me financimin e aneksimit të jugut të Shqipërisë.

Llalla lidhur me këtë skandal i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të shqyrtojë këto vendime dhe veprime të bashkisë që është në shtetin shqiptar dhe që nuk respekton Kushtetutën e vendit, informon INA.

“O ED RAMA ‘PATRIOTI’ bëj të fala gjuhës shqipe..”, ka shkruar Arben Llalla, historiani që jeton dhe vepron në Tetovë. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu