Mbrëmë në Suedi në një ndeshje futbolli ka ndodhur një ngjarje tragjike duke vëne ne dukje se edhe në këtë shtet huliganizmi është prezent. Para mbarimit të takimit në mes skuadrave Suedeze Jonçeping dhe Ostersunda një huligan i maskuar hyri në terren duke e lënduar portierin Alij Keita. Për fat të mirë sigurimi i stadiumit reagoi menjëherë duke e larguar huliganin nga stadiumi. Më vonë u vërtetua se personi i cili hyri në fushën e lojës ishte I moshës 17-të vjeçare, ndërkohë pas këtij incidenti referët morën vendimin për të ndërprerë ndeshjen.