Skandali i radhës nga Ministria e Kulturës, perfitojnë mbështetje financiare për projekte nëna, vajza dhe djali (FOTO)

I madh e i vogël janë ngritur kundër Pogramit vjetor të vitit 2019 të Ministrisë së Kulturës i cili u publikua këto ditë. Ka shpërthyer një pakënaqësi totale, sidomos nga ana e maqedonasëve, sepse, sipas disa anëtarëve të komisioneve që kanë punuar për këtë Program, për herë të parë ndodhë që shqiptarët të marrin 30 % nga buxheti i përgjithshëm i kësaj Ministrie. Veç kësaj, nuk janë të kënaqur as shqiptarët me shpërndarjen e parave dhe me përkrahjen e projekteve si dhe të subjekteve të cilat që të gjithë janë të kapur nga ndonjë grep partiak.

Një prej vërejtjeve tek shqiptarët po theksohet “përfitimi familjar”, siç paska ndodhur me drejtoreshën e Radio programeve të ncionaliteteve të vendit, Ajten Vllasaku-Mehmeti, e cila ka fituar projekt për vete, për djalin e vet, Art Mehmeti si dhe për vajzën Fjolla Mehmeti.

Në Ministrinë e Kulturës po flitet se deri te “ky përfitim familjar” është arritur falë intervenimit të “reisit” Sulejman Rexhepi, i cili ka kërkuar nga Ministri Asaf Ademi që ta përkrahë këtë familje “domaqini” i së cilës, Agim Mehmeti, po ia shkruan kolumnet dhe ia ka borxh një pagesë e cila më së lehti mund të sigurohet në këtë mënyrë!

Pra, Sulejman Rexhepi i shtrinë kthetrat edhe në Ministri të Kulturës! Shkëput nga taksapaguesit shqiptarë për ta shpërblyer familjen e Agim Mehmetit i cili po ia përgatit librin me kolumne por që “nuk paska para” për ta paguar!

Ministri Ademi ose duhet ta korrigjojë këtë gabim katastrofal ose duhet të japë dorëheqje, sepse ka lejuar që të manipulohet nga një person i dyshimtë për të cilin mbarë bota mediale e Turqisë ka botuar raport mbi veprimtarinë e tij kriminale!

Sulejma Rexhepi nuk guxon që ta shfrytëzojë edhe arkën e Ministrisë së Kulturës për t’i kënaqur interesat e veta të sëmura, kurse Ministri Ademi nuk guxon që miqësitë private që i ka me Mulla Sulën t’i shfrytëzojë për shplarje parash!

FOTO:

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here