Arjanit Hoxhës ministrit nga rradhët e Lëvizjes BESA si duket nuk do I ndalen skandalet. Pas skandalit me harxhimin e pamatur 23 mijë euro për kafe ushqim pas të cilit qeveria e Zaevit I’a ndaloi këto harxhime super luksuze vjen në pah një skandal I rradhës. Prej kur është bërë ministër Arjanit Hoxha deri në fund të marsit për internet dhe telefoni mobile dhe fikse ka harxhuar dikund te 53 mijë euro, një shifër e tepruar duket ditur se sa lirë është sot internet dhe telefonia celulare. Portali ynë gjatë investigimit e ka parasysh se ky harxhim nuk është I gjithi I minisrtit por I ministrisë megjithate shuma prej 53 mijë euro është e madhe dhe nuk tregon realitetin. Për 6 muaj e fundit te mandatit I njëjti ministër I mëparshëm I Bujqësisë nga rradhët e LSDM-së ka harxhuar dikund te 23 mijë euro. Kur do bëhen 1 vit nga qeverisja e Hoxhës ai do duhet të paguje mbi 120 mijë euro ndërsa 4 vite të qëndrimit të tijë do duhen rreth 500 mijë euro.
Portali ynë kontaktoi me ekspert të fushës së telekomunacioneve për të na sqaruar këto harxhime. Sipas ekspertit shuma e madhe për internet dhe telefoni celulare nuk justifikohet. Është e vërtetë se ka harxhime për internet, telefona fiks apo telefoni mobile shuma prej 53 mijë euro vetëm për 6 muaj nuk është e justifikueshme.
Sipas asaj që shifen nga open Data për transparence buxhetore nga Ministria e Financave shifet se paguhen qindra numra me mujore nga 20 dhe 30 euro. Dyshimet tani shkojnë se këto numra bashkë me aparat celular jane dyfishuar në mandatin e Hoxhës dhe janë dhënë aktivistëve të punsuar të Besës. Shumica e ministrive apo drejtorive të qeverisë të punsuarve nuk u paguajnë tarifa mujore por si duket ministri Arjanit Hoxha ka keqpërdorur këtë pasi shuma e paguar rreth 53 mijë euro për vetëm 6 muaj e paguar ndaj Telekomit nuk e justifikon askush./infomagazin










