Skandali me menaxherin shqiptar, në skenë del emri i Sadikut

Hetimi i menaxherit me origjinë shqiptare, Fali Ramadani për evazion fiskal në Spanjë, përfshin në mënyrë indirekte edhe Armando Sadikun, emri i të cilit ka qarkulluar gjerësisht në media spanjolle gjatë ditës së sotme.

Sulmuesi shqiptar rezulton të jetë nën menaxhim nga LIAN SPORTS, kompania e cila drejtohet nga Ramadani dhe Nikola Damjanac, të cilët kanë bërë të mundur disa transferime të tij në vitet e fundit nëpërmjet nëpunësve të tyre.

Që kur shteti spanjoll nisi hetimet për evazionin fiskal nga Ramadani dhe bashkëpunëtorët e tij, po kalojën në sitë të gjithë transferimet që kanë kryer në emër të LIAN SPORTS. Mes tyre figurojnë edhe lëvizjet në tre vitet e fundit të Armando Sadikut, si kalimi i tij në kampionatin polak te Legia Varshavë e më pas te Levante para se të përfundonte te Malaga.

Mediat spanjolle shpjegojnë se asnjë prej këtyre transferimeve nuk rezulton të jenë mes atyre të dyshuara për evazion fiskal, pasi nuk ka pasur shifra fiktive si në rastet e mëparshme. Gjithashtu, për t’i finalizuar ato kanë qenë disa bashkëpunëtorë të tjerë të kompanisë që janë marrë e jo Ramadani me Damjanac në mënyrë direkte.

Gjithsesi, kjo mund të dëmtojë paksa situatën e sulmuesit shqiptar pasi në rrethana të tilla, pakkush dëshiron të kryejë marrëveshje me kompanitë që janë nën hetim nga autoritetet shtetërore, aq më tepër për evazion fiskal e fshehje të ardhurash. Sadiku është në huazim te Malaga deri në fund të sezonit pa të drejtë të blerjes së kartonit dhe në verë do të duhet të vërë në lëvizje menaxherët e tij që t’i gjejnë një sistemim tjetër nëse Levante nuk e do më.

data-full-width-responsive="true">

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu