Skandaloze deklarata e Cllevios, shanë Arbenitën e mbron Feron: Nuk është hera e parë që të rrahu

Arbenita dhe Fero janë bërë sërish cak i lajmeve kryesore të mediave shqiptare.
Kjo pasi dyshohet se reperi e ka rrahur modelen e kjo e fundit e ka denoncuar, shkruan lajmi.net.

Pas arrestimit, reperi është përballur me procedrua gjyqësore, ku edhe i është caktuar masa prej 30 ditë paraburgim.

Një reagim skandaloz ndaj këtij denoncimi e ka pasur Cllevio gjatë një live në “TikTok”.

“Oj Arbenita, ti moj nusja e Feros, e bukura e Feros, dëgjo këtu moj goc, as nuk të njoh as nuk mnjeh, por Feron e kam shok, si shoku i Feros po të sugjeroj, të bëhesh pak burrneshë, si do të thuash ti, burrnesh bëhesh kështu moj goc. A të gjujti Fero? Se t’ka gjujtë dakord jam t’ka gjujt me shpulla me grushta por sështë hera e parë moj k… që t’ka gjujtë, 1. E dyta edhe po të pati gjujtë t’ka gjujtë se ja ke ngacmu nervin e kokës, ke parasysh janë ca nerva ktu brenda, është errësu çuni i botës, edhe të ka gjujtë moj k… edhe s’do të thotë se me të gjujtë e të vrau e të preu e t’i ta qosh në polici, e të rri Fero tani të pi kokrra, që t’harrojë ty e të harrojë ngjarjen. Edhe unë kam vuajtë nga këto muhabete moj goc, mkan qu dhe mu”, ka thënë Cllevio.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu