SKANDALOZE/ Fiton 150 mijë euro grant prej fondit të inovacioneve për “hollopka” (FOTO)

Vazhdojnë skandalet në qeverinë e Zaev ku nga Fondi për Inovacione në Maqedoni që para disa ditësh u ndanë 10.5 milionë euro për projekte invoative në kuadër të planit për rritje ekonomike.

Prej më shumë se një jave në Maqedoni është aktuale shpërndarja dhe përdorimi i parave të këtij fondi ku ka nxitur reagime të mëdha në opinion dhe në rrjetet sociale, shkruan InfoShqip.

Gazetari Naseri Pajaziti në profilin e tij ka publikuar dhe disa skandale se si firmat maqedonase kanë përfituar nga shteti shuma marramendëse 100 mijë euro, 150 mijë euro për “Hollopka” dhe gjalpë prej lajthie.

Këto janë projektet skandaloze inovative që kanë fituar nga 100.000 deri 200.000 euro nga Fondi për Inovacione i Qeverisë. Triko (Hulahopka) biohigjienike hiç më pak se 150 mijë euro, puter prej lajthie 100 mijë euro, e gjithçka tjetër përveç projekteve inovative. A durohet edhe kjo nga paratë e këtij populli të rrjepur” ka shkruar Pajaziti në profilin e tij në Facebook.

Vlen të theksohet fakti se në ndarjen e këtyre fondeve ka vazhduar diskriminimi i kompanive shqiptare, duke favorizuar vetëm ato maqedonase një praktikë e qeverisë së kaluar të Gruevskit. /InfoShqip.com

Në lidhje me këtë temë ju ftojmë të lexoni edhe artikujt në vijim:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu