Skaparoti: Mezi pres të të bëheni anëtarje e 30-të e NATO-s

Shteti juaj po ndërton të ardhme të ndritur dhe përparon. NATO-ja ndan përpjekjet e juaja për sundim të së drejtës dhe sigurisë në rajon. NATO-ja ndan përkushtimin tuaj të demokracisë, sundimit të së drejtës, si dhe sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

Përkrahja juaj e vazhdueshme është e rëndësishme jo vetëm për Ballkanin Perëndimor, por për mbarë Evropën. Me padurim pres të bëheni anëtarja e 30-të e NATO-s, porositi komandanti i Komandës së forcave amerikane në Evropë dhe Komandës së lartë të NATO-s për Evropë, gjenerali Kurtis Skaparoti, i cili sot qëndron për vizitë në Maqedoni.

Gjenerali Skaparoti së bashku me delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës së Republikës së
“Përmes partneritetit tuaj shumëvjeçar me NATO-n, vendi juaj tashmë arriti përparim të madh në reformat mbrojtëse dhe interoperativitetin ushtarak me aleatët. Duke e njohur ftesën historike të aleatëve për fillim të negociatave inkuadruese me NATO-n njohim dhe respektojmë se sfidat mbesin para jush, por na pret edhe shumë punë. Në të njëjtën kohë me padurim presim të japim edhe përkrahje praktike tek autoritetet e juaja ushtarake në procesin e inkuadrimit.

Jemi të bindur se adresimi i këtyre sfidave dhe inkuadrimi i suksesshëm drejt Aleancës do të kenë dobi të jashtëzakonshme për ju. Vendet të cilat janë përfshirë në Aleancë kanë arritur ta përforcojnë demokracinë e tyre, ta avancojnë sigurinë dhe ta bëjnë jetën e qytetarëve të tyre më të sigurt”, deklaroi Skaparoti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu