Fshati Sllupçan në këto ditë të ftohta të dimrit, po përballet me një problem që është karakteristik për muajt e ngrohtë të verës, kur temperaturat kalojnë 40 gradë, shkruan Gazeta Lajm. Të paktën 80 shtëpi në Sllupçan të Kumanovës kanë mbetur pa ujë pasi se në këtë fshat, janë tharë një numër i madh i puseve.
“Kjo ndodh për herë të parë. Unë kam 64 vite dhe prej se mbaj mend prej para 60 viteve ky pus nuk është shtrerrur asnjëherë dimrit. Edhe gjatë verës kur është shterrur, kjo ka zgjat vetëm 10 ose 15 ditë” u shpreh para kamerws sw portalit Lajm.tv, Fatmir Asani, ish deputet në Kuvendin e Maqedonisë.
Shkak për këtë problem është bërë ndërtimi i shtratit të lumit që kalon në mes të fshatit, thonë banorët e këtij fshati me rreth 800 shtëpi.
Sipas banorëve, faji qëndron te projektuesit e shtratit që e kanë shtruar me beton edhe pjesën e poshtme të lumit, duke i mbyllur kështu të gjitha mundësitë që uji të dëpertojë nën tokë dhe të arrijë nëpër puse.
“Është zgjëruar edhe shtratit, por më e keqa është se dyshemeja është bërë me beton dhe tani mbi 80 për qind e puseve s’kanë ujë” tha Sabit Sadiku, banor i Sllupçanit. Banorët e Sllupçanit me ujë furnizohen nga puset, ndonëse e kanë fare pranë Pendën e Likovës që furnizon me ujë gjithë rajonin e Kumanovës, madje edhe zonat shumë të largëta të qytetit ku jetojnë maqedonas. Një projekt i nisur prej vitesh për instalimin e gypave të ujësjellësit edhe për fshatrat e Likovës ende nuk dihet kur do të përfundojë, shkruan Gazeta Lajm.
“Mes dy pendave jetojmë, ujë për pije nuk kemi” , tha Halit Tahiri, banor i fshatit Sllupçan.
Video:










