Sociologia nga Serbia: Kosova është e pavarur, s’di pse po bëhet problem për targat

Sociologia e njohur serbe, Vesna Pesic, ka folur rreth situatës së krijuar në pikat kufitare në veri të Kosovës, pasi vendimit nga qeverisë për reciprocitetin në detyrimin për lëshimin e targave të përkohshme për automjetet nga Serbia.

Pasic duke komentuar situatën në veri ka thënë se nuk e kupton pse serbët e bëjnë problem vendosjen e targave të Kosovës, kur këtë e bëjnë edhe shqiptarët duke vendosur targa serbe.

Ajo tutje ka thënë se Kosova është e pavarur, pavarësisht a është e anëtarësuar në disa organizata ndërkombëtare.

Nuk e di pse serbët e bëjnë problem vendosjen e targave të Kosovës, kur shqiptarët në Serbi duhet të vendosnin targat serbe. Kosova është e pavarur, pavarësisht nëse është anëtare e disa organizatave ndërkombëtare”, ka shkruar ajo në një postim në Twitter.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu