Sonte Veljanovski po i sheh ‘sherrin’ ikjes së Gruevskit

Ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski sonte është duke ia parë sherrin arratisjes së ish kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili në Hungari fitoi azil politik. Ky rast u përdor si një nga argumentet kryesore nga deputeti i shumicës, Pavle Bogoevski, gjatë debatit të sontëm parlamentar ku në rend dite është kërkesa e gjykatës Shkupi 1 për heqjen e imunitetit të deputetit Veljanovski.

Ish kreu i Kuvendit dyshohet si një nga pesë organizatorët e ngjarjeve të 27 prillit të vitit 2017 në Kuvend. “Ne veprojmë në bazë të kërkesës së gjykatës, këtë e kemi obligim. Deri më tani Kuvendi asbjëherë nuk ka vendosur për të mos ia marrë imunitetin ndonjë deputeti dhe me këtë ta pengojë punën e gjykatës. Thatë që Veljanovski rregulkisht është paraqitur në gjykatë, çdo respekt për këtë veprim. Edhe Nikolla Gruevski paraqitej në gjykatë çdo herë derisa vendosi të mos paraqitet më”, tha Bogoevski. Arben Zeqiri /SHENJA


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu