Sot dita e fundit në krye të shtetit, Meta: Ishte nder dhe privilegj të shërbeja këto 5 vite

Disa orë para se t’i dorëzojë zyrtarisht detyrën e Presidentit të Republikës Bajram Begajt, presidenti Ilir Meta ka bërë përshëndetjen e tij të fundit si president, me një foto zyrtare me fëmijët e tij. Meta shkruan se ishte nder dhe privilegj që të shëbente këto 5 vite si President i Republikës së Shqipërisë. Në postimin e tij, Meta uron më të mirën për kombin dhe paqe dhe mbarësi për çdo familje shqiptare.

“Ishte një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm të shërbeja këto pesë vite si President i Republikës të Shqipërisë.

Uroj për atdheun dhe kombin tonë më të mirën! Paqe dhe mbarësi për çdo familje shqiptare!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, shkruan Meta në Facebook.

Në orën 18:00 Begaj do të betohet përpara parlamentit ku u zgjodh në 4 Qershor vetëm me votat e shumicës socialiste dhe vetëm një votë që rrodhi nga opozita. Më pas në orën 19:15 do të drejtohet drejt selisë presidenciale ku do të zhvillohet ceremonia zyrtare e dorëzimit të zyrës së presidentit nga Ilir Meta tek Bjaram Begaj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu