Sot gjashtë viktima dhe 63 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 677 testime për coronavirus, ndërsa 63 raste kanë rezultuar pozitiv.

Shkup-37,
Kumanovë-4,
Tetovë-1,
Gostivar-1,
Shtip-2,
Manastir-1,
Veles-1,
Ohër-2,
Kavadar-5,
Strugë-1,
Shën Nikollë-1,
Kriva Pallanka-1,
Berovë-2,
Dellçevë-1,
Probishtip-1,
Kratovë-1,
Pehçevë-1
.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë gjashtë pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19, ndërsa ISHP ka regjistruar 573 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 90.717, prej të cilëve 78.727 janë shëruar, ndërsa 2.791 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 9.199.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu