Sot një vit më parë Maqedonia e Veriut ndryshoi emrin

Më 11 janar të vitit të kaluar me 81 vota ‘për’ u votuan ndryshimet kushtetuese ku Maqedonia pas 28 viteve pavarësi vendosi që në referendum të quhet Republika e Maqedonisë së Veriut.

Në amendamentin 33 fjalët Republika e Maqedonisë u ndërruan me Republika e Maqedonisë së Veriut ndërsa fjala ‘Maqedonia’ me ‘Maqedonia e Veriut’, përveç nenit 36 të Kushtetutës. Ndryshimet kushtetuese vinë si pasojë e arritjes së Marrëveshjes së Prespës mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë rreth emrit. Me arritjen e kësaj marrëveshje u hapën dyert drejt BE-së dhe NATO-s, pasi që Greqia nuk do të vendos veto në anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut. Ndryshe, çështja e emrit ishte kontest dakadësh mes Greqisë dhe Maqedonisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu