Sot nuk ka orë policie, por nesër hyn sërish hyn në fuqi nga ora 21:00

Nëpër rrjetet sociale po shpërndahen informacione se sot dhe nesër nuk do të vlejë ndalesa për lëvizje pas orës 21.00.

Megjithatë, ora policore hiqet vetëm për sot 1 Maj, derisa nesër 02 Maj, sërish rikthehet në fuqi dhe do të fillojë nga ora 21.00.

Sipas vendimit të Qeverisë, sic njofton KlanM, nga 28 Prilli ora policore fillon nga 21.00 dhe zgjat deri në 05.00, kurse përjashtime bëjnë orët e mbrëmjes mes 1 dhe 2 Majit gjatë Pashkëve dhe nata mes 13 dhe 14 Majit për Bajramin e Ramazanit. Masat e reja do të vlejnë deri më 15 Maj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu