Sot raundi i tretë i zgjedhjeve në një vendvotim në Çair

Sot do të rivotohet në vendvotimin 2901 në Komunën e Çairit. KSHZ votoi unanimisht pro rivotimit në Çair, duke u bazuar edhe në vendimin e Gjykatës Administrative e cila konstatoi shkelje në vendvotimin 2901 në Çair.

Vendvotimi 2901 në Çair ka gjithsej 719 votues. Në rrethin e dytë të zgjedhjeve, në këtë vendvotim kanë votuar 278 persona.

Në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, në komunën e Çairit, fitues i zgjedhjeve ishte Visar Ganiu nga BDI-ja i cili arriti të grumbullojë gjithsej 13.916 vota kundrejt Zeqirija Ibrahimit nga Lëvizja Besa, i cili afiti të grumbulloj 13.707 vota.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu