Sot shënohet Dita ndërkombëtare e grave rurale në Maqedoni

Nën organizimin e Federatës së Fermerëve dhe Rrjetit për Zhvillim Rural sot në në fshatin e Manastirit, Mogilla, do të shënohet 15 tetori – Dita Ndërkombëtare e Grave Rurale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në ngjarje, e cila ka për qëllim të nxjerrë në pah rëndësinë e rolit të gruas në bujqësi dhe zhvillimin rural, ku do të marrin pjesë gra nga Maqedonia dhe rajoni, si dhe përfaqësues të institucioneve shkencore, arsimore dhe institucione të tjera që bashkëpunojnë me popullatën rurale.

Këtë vit, siç informojnë organizatorët, ngjarja do të ketë karakter bamirësie dhe mbledhja e fondeve do t’i dhurohen Kryqit të Kuq të RM-së. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu