Sot takimi Zaev-Ahmeti, çka po zihet?

Kryeministri në dorëheqje, Zoran Zaev për TV21 ka bërë të ditur se sot do të realizojë takim me liderin e BDI-së, partnerin e koalicionit, Ali Ahmetin.

Zaev ka bërë të ditur se takimi do të zhvillohet pasdite, në Qeveri.

Ky takim vjen menjëherë pasi Zaev dorëzoi mandatin e liderit të LSDM-së tek Dimitar Kovaçevski, i cili do të jetë edhe mandatar për Qeverinë.

Janë paralajmëruar edhe ndryshime kuadrovike në Qeveri, pasi Alternativa tashmë ka nënshkruar marrëveshje për t’u bërë pjesë e Qeverisë, ndërkaq ndryshime janë paralajmëruar edhe në LSDM.

Tashmë dihet se AAA do të udhëheqë me dikasterin e Shëndetësisë dhe Shoqërisë Informatike dhe Administratë, ndërkaq BDI nga MShIA do të kalojë në Ministrinë e Bujqësisë, post i cili më parë i takonte Lëvizjes BESA.

Ky takim vjen edhe pasi vendi dështoi të hap negociatat me Bashkimin Evropian më 14 dhjetor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu