Sot u lansua rrjeti më i fuqishëm i punësimit në Maqedoni me 700.000 anëtarë

Sot edhe zyrtarisht u lansua KARIERA.mk – shërbimi i ri që do të bëjë lidhjen e kompanive me kandidatët për punësim, si rezultat i bashkëpunimit të ndërsjellë mes ekipeve me përvojë 10 vjeçarë në industrinë e HR dhe IT-së.

KARIERA.mk do të ofrojë shpalljet aktuale për punë në Maqedoni, praksat e mundshme, stipendionet dhe mundësite e tjera për arsimim joformal me çka ka për qëllim të bëhet adresa kryesore e cila do t’Ju ndihmojë të përparoni në zhvillimin tuaj profesional.

Jemi jashtzakonisht të lumtur që së bashku me partnerët tanë, disa nga agjencitë më të mëdha të punësimit në shtetin tonë, siguruam shërbim i cili do t’u ndihmojë të gjithë kërkuesve të punës më lehtë të gjejnë punësimin e dëshiruar dhe njëkohësisht kompanive t’ua lehtësojmë kërkimin e profileve adekuate për pozicionet që kanë nevojë – thotë Gjorgji Kakashevski, njëri nga themeluesit e KARIERA.mk.

Çdo kandidat mund të krijojë CV-në e tij profesionale dhe me vetëm një klikim “Apliko” të paraqitet si i interesuar për vende të caktuara të punës, praksës apo stipendionit.

Njëkohësisht, KARIERA.mk do t’u mundësojë kompanive dhe agjencive të punësimit të kërkojnë bazën e aplikuesve të regjistruar dhe në pajtim me profilet e tyre, të selektojnë dhe t’u ofrojnë punë atyre që janë të përshtatshëm për vendet e kërkuara.

Shpalljet e publikuara në KARIERA.mk do të shpërndahen edhe përmes Facebook-ut në faqe që tejkalojnë 600.000 përdorues aktiv, si dhe në e-mail listë tek 100.000 persona të paraqitur, në mënyrë të targetur – gjë që padyshim mundëson të jemi rrjeti më i madh në Maqedoni për punësime, e përbërë nga mbi 700.000 persona.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu