Sousa: Mbrojtësit e Shqipërisë luanin pa mëshirë, e kontrolluam lojës pas pushimit

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Polonisë që u zhvillua në stadiumin “Air Albania” të stërmbushur me tifozë përfundoi me rezultatin 0-1 për polakët.

Pas ndeshjes trajneri i kombëtares polake Paulo Sousa, vlerësoi mbrojtësit e shqipërisë të cilët vështirësuan punën sulmit të polonisë.

Ndeshja u vendos nga stoli dhe nuk është hera e parë. Detyra kryesore e mesfushorëve tanë ishte që të neutralizonin nisjen e sul meve të tyre. Klich hyri në fushë për të shtuar cilësi dhe aftësi, kështu ne kontrolluam lojën pas pushimit. Ishte ndeshje e vështirë për sulmin tonë. Mbrojtësit shqiptarë luajtën shumë fort, pa mëshirë dhe hynin në duele të ashpra. Gjyqtari bëri shumë mirë. Nuk ishte një ndeshje e lehtë për t’u arbitruar”, shprehej 51-vjeçari portugez.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu