‘Sozia’ e Sabri Fejzullahut vjen me këngë në gjuhën turke

Arlind Beqiri është i njohur për publikun, pasi videot e tij duke e imituar këngëtarin e madh Sabri Fejzullahu, janë bërë virale në rrjete sociale. Arlindi është artist i lindur, një aktor dhe këngëtar i shkëlqyer, që sapo ka lansuar projektin e tij të parë muzikor, edhe atë në gjuhën turke. “Söyle Canım” është kënga që e prenë shiritin e karrierës së këngëtarit të ri, duke i hapur rrugë në tregun muzikor shqiptar dhe atë turk.

Unë jam Arlind Beqiri, 21 vjeçar, jetoj në Mitrovicë. Kam qenë në moshën më të re portier, pastaj kam luajtur edhe basketboll. Dëshira e pasione fëmijërore. Por, në moshën 21 vjeçare e kuptova që në natyrën time është të jem artist.

Ju, jeni si sozia e të madhit Sabri Fejzullahu. Kush ju tha se ngjani shumë?

Po, është e vërtetë që kam ngjashmëri të madhe me axhin Sabri kur ai ka qenë në moshë të re. Ngjashmërinë e kuptova kur një ditë krejt papritur fillova të këndoja këngët e tij, e bëra një imitim të rrallë që askush se ka bërë me zë dhe me gjuhë të trupit. Më interesantja ishte kur hyra në arkivat e fotografive të axhës Sabri e shikova ngjashmërinë me të dhe u befasova vërtet.

I këndoni bukur këngët e tij, po cila ju pëlqen më shumë? I këndoj, se imitimin e Sabri Fejzullahut e bëj me shpirt. Ka shumë këngë të bukura, por ajo që e veçoj është “Hija e flokut tënd”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu