Spahiu: Serbia do ta sulmoj Kosovën! Epilogu në fund do të jetë: NATO këmbëkryq në Beograd

Profesori dhe analisiti i njohur kosovar, Nexhmedin Spahiu thotë për agjencinë e lajmeve INA se tani janë shtuar gjasat për një luftë mes Kosovës dhe Serbisë.

A ka gjasa për një konflikt Kosovë-Serbi?

Spahiu: Po. Tani më shumë se asnjëherë më parë në këto 23 vitet e fundit. Refuzimi i planit franko – gjerman nga ana e Serbisë shton gjasat për një luftë të armatosur në Kosovë e cila do t’i shërbente NATOs si pretekstin ta pushtojë Serbinë. Natyrisht, NATO do t’i mbyllë sytë përkohësisht në sulmet e Serbisë ndaj Kosovës. Do të lejohet të ketë viktima. Siç tha një diplomat i huaj në Prishtinë: askush nuk ka vdekur për flamurin verdhë e kaltër: ja pra ky do të jetë rasti për të vdekur për flamurin verdhë e kaltër. Por epilogu në fund do të jetë: NATO këmbëkryq në Beograd.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu