Spanja nuk e njeh Kosovën e vetëshpallur të pavarur, sepse ajo respekton të drejtën ndërkombëtare, tha ambasadori i atij vendi në Beograd, Raul Bartolome Molina, duke shtuar se kjo mosnjohje shkakton probleme të konsiderueshme për Spanjën, veçanërisht në kontekstin e organizatave ndërkombëtare, transmeton InfoShqip.
Në një intervistë për “Večernji novosti”, Molina tha se pozicioni i Spanjës në lidhje me territorin e Kosovës është një politikë zyrtare shtetërore, pavarësisht se cila parti është në Qeveri në një moment të caktuar.
“Nga ana tjetër, mosnjohja e Kosovës bazohet në respektimin e rreptë të së drejtës ndërkombëtare dhe parimeve themelore të saj, siç është respektimi i integritetit territorial, të cilat u shkelën nga deklarata e njëanshme e pavarësisë së atij territori” – theksoi Molina.
I pyetur nëse Spanja po ushtrohet presion për të ndryshuar pozicionin e saj, Molina tha se ata nuk janë nën presion dhe se pozicioni i atij vendi në lidhje me mosmarrëveshjen për territorin e Kosovës nuk është as kapriçioz dhe as arbitrar, por është rezultat i respektimit të ligjit ndërkombëtar.
“Megjithatë, është e vërtetë që mosnjohja shkakton probleme të konsiderueshme për Spanjën, veçanërisht në kontekstin e organizatave ndërkombëtare” – shton ai.
Kur u tha nga gazetarët se ka pasur spekulime në publik gjatë ditëve të fundit se Spanja ka në plan të hapë zyrën e saj të ndërlidhjes në Prishtinë, Molina deklaron se çdo vendim në atë drejtim do të miratohet në bashkëpunim me partnerët serbë, por nuk do të supozonte në asnjë mënyrë ndryshimi i pozicionit spanjoll.
Ai gjithashtu beson se nëse Serbia zbaton të gjitha reformat e nevojshme, mosmarrëveshja me Kosovën nuk do të jetë pengesë për anëtarësimin në BE.
“Askush nuk do të jetë në gjendje të kundërshtojë hyrjen e saj nëse ajo ka përfunduar të gjitha detyrat. Prandaj, konflikti me Prishtinën nuk duhet ta largojë Beogradin nga zbatimi i reformave të cilat, jo vetëm që janë një kusht për anëtarësimin në BE, por janë të dobishme për vendin, dhe mbi të gjitha, për qytetarët” – deklaroi ambasadori spanjoll./InfoShqip.com









