Pothuajse ka rënë terri në banesën e katit të gjashtë të Angeles de Andresit. Ka nisur të hijezohet shtatorja goxha e lartë e Madonës, që është e mbushur me engjëj porcelani. Një tepih i kuq e mbulon pjesën më të madhe të dyshemesë me dërrasa.
Veshur me tuta sportive dhe me një bluzë të kaltër, De Andres rri ulur në kauçin e dhomës së pritjes afër qenushit të bardhë, transmeton “Koha Ditore”. Në sfond shihen dritat e rrugëve të qytetit bregdetar Vigo, megjithëse është e zorshme të shquhet edhe porti i qytetit për shkak të perdeve goxha të trasha.
Tavolina me dru masiv para këmbëve të saj është e mbushur me harta të Detit Egje; është aq e madhe, saqë është e zorshme të ecësh nëpër pjesën tjetër të dhomës.
Fluks mesazhesh
Ajo po punon me tabletin, duke lëvizur gishtin tregues të dorës së djathtë, dhe me kalimin e kohës shton përqendrimin në ekran me sytë katër. Gjatë gjithë ditës kishin ardhur mesazhe nëpërmjet shërbimit të përhershëm të mesazheve, “WhatApp”










