Spasovski: DSK-ja ka të drejtë të vazhdojë të përgjojë

Propozim-ligji për Agjencinë për zbulim të brendshëm legalizon përdorimin e të ashtuquajturve “furgonë të verdhë” nga ky institucion i cili do të zëvendësojë DSK-në. Këtë e konfirmoi ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, i cili në një takim joformal me gazetarët, fillimisht me ironi shmangu përgjigjen duke e mohuar të drejtën e Agjencisë së re për përgjim.

Spasovski: Agjencia për zbulim të brendshëm nuk do të zëvendësojë DSK-në por do të jetë DSK-ja e transformuar. Ajo ka të drejtë të përgjojë nëpërmjet ATO-së. ATO-ja është përçues i bisedave që do të kërkojë Agjencia për zbulim të brendshëm

Gazetari: Por propozim ligji për Agjencinë për zbulim të brendshëm shkruan: ndjekje dhe regjistrim të komunikimeve telefonike dhe të tjera elektronike me pajisje të veçanta teknike, pa ndërmjetësimin e ATO-së dhe operatorëve.

Spasovski: DSK-ja do të vazhdojë të përgjojë sepse ajo është puna e saj. Në dispozicion të saj për përdorim do të mbeten të ashtuquajturat pajisje taktike, mes tyre edhe ata që në opinion u njohën si furgonat e verdhë. Ato pajisje që i ka pasur DSK-ja do t’i jepen Prokurorisë Publike dhe me urdhër të Prokurorisë do të mund të shfrytëzohen nga Agjencia për zbulim të brendshëm. Do të bëhen përgjime me urdhër të Prokurorit Publik por jo përgjime ilegale. Pas keqpërdorimit të përgjimeve është krijuar mendimi se në Maqedoni s’duhet të bëhen përgjime. Përgjime patjetër të ketë.

Agjencia Teknike Operative filloi me punë më 1 nëntor dhe për të u tha se do të kishte drejtën ekskluzive të ndjekjes së telekomunikimeve kurse institucione të tjera kanë të drejtë të pranojnë sinjalin dhe përgjimet por vetëm nëpërmjet ATO-së. Propozim-ligji për Agjencinë e re të zbulimit të brendshëm nuk parashikohet as se çfarë do të ndodhë me të të dhënat e zbuluara që duhet të transferohen nga DSK-ja në Agjencinë e re. Ai i jep kompetencë të plotë drejtorit për organizimin e punës dhe sistematizim e të punësuarve në Agjenci kurse tre zëvendësit do të jenë me kompetenca të kufizuara vetëm për sektorë të caktuar. Nuk parashikohen as dispozita për përfaqësim të drejtë etnike në pozitat udhëheqëse. Propozim-ligji do të vijë në rend dite në Qeveri, në muajt e parë të 2019-tës.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu