Spasovski e falënderon Serbinë: Si shtet nuk jemi vetëm

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski iu falënderua Serbisë për katër helikopterët të cilët po ndihmojnë për shuarjen e zjarreve në vend.

Për mua është shumë me rëndësi që edhe ne si shtet nuk jemi lënë vetëm, këtu janë miqtë tanë nga Republika e Serbisë dhe dëshiroj të shpreh falënderim n emrin tim personal dhe në emër të MPB-së dhe Qeverisë, kolegut tim, Vulin, Qeverisë së Serbisë dhe presidentit Vuçiq për shkak se menjëherë u dakorduan dhe dërguan ndihmë – katër helikopterë të cilët do të ndihmojnë për shuarjen e zjarreve në Republikën tonë të Maqedonisë së Veriut”, shkroi Spasovski në Facebook.

Në territorin e shtetit prej dje janë në disponim katër helikopterë të MPB-së së Serbisë, prej të cilëve tre janë kundër zjarrit, ndërsa i katërti për vëzhgim dhe udhëzim.

Ministri serb i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin, i cili së bashku me ministrin Spasovski dje pasdite ishte në Nagoriçan të Vjetër, ku zjarri u lokalizua, deklaroi se nëse situata përkeqësohet, janë të gatshëm të intervenojnë edhe me njerëz dhe teknikë ku do të ketë nevojë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu