Spasovski: Kreatori dhr kryersi i vrasjes së 14 vjeçares kapet në Turqi

Ljupço Palevski – Palço, i dyshuar për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski nga Velesi, është arrestuar në Turqi, konfirmoi ministri i brendshëm, Oliver Spasovski, sonte në një konferencë për media në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB).

“Kemi marrë një njoftim nga kolegë nga Turqia mike se planifikuesi, krijuesi, autori kryesor i vrasjes është kapur dhe privuar nga liria në territorin e tyre. Kjo ishte hallka e fundit nga ky akt i urryer për të thënë se kemi përfunduar gjithçka që është në kompetencën tonë”, tha Spasovski.

Palevski, për të cilin kishte një fletarrest ndërkombëtar, u kap në qytetin turk Balikesir dhe procedura për përcaktimin e paraburgimit për ekstradimin e tij ka filluar. Ai u dërgua me makinë në Serbi dhe prej andej përmes Bullgarisë në Turqi.

Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzim penal kundër pesë personave të dyshuar për përfshirje në këtë rast. Deri më tani nuk ka asnjë kallëzim penal ndaj babait të Vanjës, i cili ndodhet në paraburgim 48 orësh.

Vanja Gjorçevska ishte shpallur e zhdukur më 27 nëntor 2023 dhe sipas MPB-së, në kërkim të saj ishin përfshirë njëqind policë, janë shqyrtuar regjistrimet nga rreth 50 kamera dhe janë bërë një numër i madh i intervistave informative. Ajo u rrëmbye dhe u vra me qëllim të zhvatjes së parave, siç thanë më 4 dhjetor në konferencën për media, ministri Oliver Spasovski dhe prokurori publik Gavril Bubevski. Trupi i saj u gjet pas një kontrolli shtatëditor, një ditë më parë, më 3 dhjetor, në afërsi të fshatit Brazda të Shkupit.

Zhdukja e saj është denoncuar nga nëna e saj dhe në kërkim ishin bashkuar institucionet kompetente dhe një numër i madh qytetarësh.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu