Spasovski: Në vitin 2022 rrogat e policëve do të rriten për 5%

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në fjalimin e Vitit të Ri tha se në vitin 2022 do rrogat e zyrtarëve policorë do të rriten për 5 për qind. Spasovski thotë se do të paguhen edhe orët shtesë të zyrtarëve policorë.

Viti që është para nesh do ta vazhdojmë me rritjen e rrogave për 5 për qind të policisë dhe sigurimin e mjeteve për bonus rroga për mbi 150 orë pune të realizuara jashtë orarit në nivel vjetor gjatë vitit 2021. Kështu do të veprojmë deri në pajtueshmëri të plotë me standardet dhe normat e praktikave policore moderne dhe cilësore evropiane dhe botërore. Sepse vetëm kështu mundemi të pretendojmë në rezultate akoma më të mira në punën e të gjitha njësiteve organizative të Ministrisë, ndërsa në interes të të gjithë qytetarëve të vendit tonë”, tha mes tjerash Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu