Spektakël i dyfishtë, Bes Kallaku rrëzohet keq në skenën e Këngës Magjike (FOTO/VIDEO)

Aktori i humorit Besart Kallaku, gjatë tre ditëve të lëna pas e provoi veten si moderator, ku në krahë të Ardit Gjebresë, Erion Isait, Nevina Shtyllës dhe Arjola Shehut, drejtuan Kënga Magjike 2017.

Por në natën finale, këtë të shtunë teksa u ngjit në skenë për rolin “gocat e Instagramit”, ai dhuroi një spektakël të dyfishtë.

Ai bashkë me Erionin, në rolin e dy ‘këngëtareve’ që donin të jepnin vlerësimin me pikë, u shfaqën të veshur me fustan dhe taka të larta.

“Arditi ne kemi ardhur të japim pikët tona”, tha Besi, por mori si përgjigje “Ju nuk keni kaluar në kategorinë big dhe nuk keni pse të jepni pikët”

“S’ka gjë, ne kemi shoqe Big Mamën”, por teksa fliste Besi u rrëzua në skenë dhe sandalet e larta i dolën nga këmba.


1 Koment

  1. Se dij kush je dhe chka je , vech e zoja po dukesh!!?? Kur behet gabimi ; zgjidhje eshte doreheqja!!?? Per Vuchitern thone , “Atje ka qorra dhe sakata, por budall,jo!!??Ti e atjehit je!!?? Maselam!!??

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu