Spitali i Dibrës i stërmbushur, punojnë vetëm katër mjekë pa pushim

Spitali i Dibrës është i stërmbushur me pacientë me coronavirus. Infektologu Sefedin Duka thotë se në ditë po trajtojnë rreth 30 pacientë dhe se pacientët e hospitalizuar janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Në spitalin e Dibrës punojnë katër mjekë pa pushim.

“Kapacitetet e spitalit gjatë kohës së fundit janë shfrytëzuar maksimalisht dhe kemi problem me sigurimin e shtretërve të lirë për shkak se vazhdimisht kemi pacientë të rink, pacientë me saturim të ulët, ka pacientë saturimi i të cilëve është nën 50, 47 dhe për shkak të pamundësisë për transport, i trajtojmë këtu. Momentalisht jemi të stërlodhur”, tha Duka.

Gjatë ditës së djeshme kishte vetëm një vend të lirë, ndërsa Kovid Qendra e Dibrës ka gjithsej 26 shtretër.

“Në Kovid Qendrën kemi 16 shtretër dhe vendosëm edhe 4 në ambulancë për shkak të pamundësisë t’i mbulojmë të gjithë. Spitali është stërmbushur”, tha Duka duke shtuar se nëse kap vala e re spitali do të ketë nevojë për shtretër të ri dhe ekip mjekësor. /Telegrafi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu