Spitali Klinik i Tetovës pranon donacion mbi 1 milion euro nga kompania Ecolog

Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës Ilir Demiri me Lazim Destanin, pronarin e grupit të biznesit Ecolog kanë nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi që duhet të rezultojë me donacione nga kompania që do të përdoret për rindërtimin e disa pjesëve të objektit shëndetësor të Tetovës.

Është bërë e ditur se bashkëpunimi do të fillojë me rikonstruksionin e 400 metra katrorë në ambulanca në disa reparte, si dhe me një sipërfaqe rreth 800 metra katrorë në rikonstruksionin e plotë të pjesëve ku kryhet kujdesi spitalor.

Sipas drejtorit, shuma e investimit që në fillim është mbi një milion euro dhe në të ardhmen do të varet nga disa rrethana si dhe nga gatishmëria e spitalit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu