Sportistja ka publikuar fotografitë të cilat do t’ju detyrojnë që menjëherë të filloni të ushtroni

Viti i kaluar për Halle Berry ka qenë i suksesshëm. Aktorja 53-vjeçare gjithë vitin 2019 ka ndarë këshilla për stërvitje dhe ushqim

Tani ka vendosur t’ua rikujtojë fansave përse mu këto dy gjëra janë më të rëndësishme për shëndetin dhe lumturinë të cilat i rrezaton nga çdo fotografi e saj, transmeton Telegrafi.

“Ju falem nderit që keni qenë bashkë me mua në këtë platformë. Vlerësoj çdo ndjenjë të posaçme të cilën e kam marrë nga të gjithë ju. Gëzuar 2020-a!”, ka porositur dhe ka publikua nëntë fotografi të cilat kanë nxitur vëmendjen më të madhe ndër përdoruesit e Instagramit.

Nga festimi i ditëlindjes së 53-të të cilën e ka shënuar me fotografi pa sytjena, deri te përgatitjet intensive për filmin “Bruised” për shkak të të cilit e ka skalitur stomakun deri në perfeksion, secila fotografi fsheh ndonjë tregim tjetër, të veçantë.

“Je e pavdekshme” dhe “Faleminderit që na motivon”, janë vetëm disa nga porositë të cilat kanë pasuar.

Sekreti i dukjes së saj janë stërvitjet rrethore, por edhe keto-dieta, e cila është përfshirë në listën e më të popullarizuarave në vitin 2019.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu