Stano: Lajçak vjen në Kosovë e Serbi në përpjekje për të sjellë ndërprerjen përfundimtare të tensioneve

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në konferencë për media sot, tha se i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak po vjen në Prishtinë dhe Beograd, në përputhje me kërkesën e liderëve të Bashkimit Evropian, në përpjekje për të “sjell ndërprerjen përfundimtare të tensioneve” në veri të Kosovës dhe kthimin në dialog për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe ky është “qëllimi i menjëhershëm primar”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Zëdhënësi i BE-së në konferencën e përjavshme për shtyp sot, theksoi sërish se vizita e Lajçak është bërë me kërkesën e Shefit të Diplomacisë Evropiane, Josep Borrell.

“Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, Josep Borell, i kërkoi Lajçakut që të shkojë në Prishtinë dhe Beograd dhe ta fillojë këtë proces nga një ngërç dhe më në fund të gjejë një mënyrë që më në fund të ndodhë de-përshkallëzimi dhe pastaj të kthehen të gjithë krerët në tryezën e bisedimeve dhe të vazhdojë dialogu”, tha Stano në konferencën për shtyp.

Stano lejoi mundësinë e mbajtjes së një konference ndërkombëtare për Kosovën, por shpjegoi se nuk duhet të fokusohemi në atë që mund të ndodhë, por tani duhet të fokusohemi në hapat e prekshëm për ndalimin e menjëhershëm të përshkallëzimit në Kosovë, në përputhje me konkluzionet e samitit të BE-së.

“Në këtë moment nuk jemi të fokusuar në atë që mund të ndodhë, por në atë që duhet të ndodhë menjëherë. Është de-përshkallëzimi. Duhet të shohim menjëherë se janë ndërmarrë hapa që çojnë në një de-eskalim urgjent të situatës”, tha Stano dhe shtoi se Lajçak gjatë takimeve të tij sot në Prishtinë dhe Beograd do të punojë pikërisht për këtë.

Stano tha se vizitat e Lajçakut në Prishtinë dhe Beograd, si dhe ardhja e disa liderëve të vendeve të BE-së në rajon, synojnë “të krijojnë një atmosferë në bisedime me të dy liderët që të dyja palët të veprojnë në mënyrë evropiane dhe të kthehen në dialog” në frymën e mesazheve të krerëve të shteteve apo qeverive të BE-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu