Stano: Marrëveshja Kosovë -Serbi ligjërisht obliguese madje edhe pa nënshkrim

Zëdhënësi i Bashkimi Evropian, Peter Stano, ka thënë se nuk janë në dijeni se Serbia po heq dorë nga marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit. Sipas tij kjo është një marrëveshje ligjërisht obliguese të cilën “të dyja palët u përkushtuan që ta zbatojnë”.

“Derisa nuk komentojmë përmbajtjen e letrave të ndryshme që marrim, nuk jam në dijeni se Serbia po heq dorë nga përkushtimi që del nga marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit të vitit të kaluar. Kjo është një marrëveshje ligjërisht obliguese të cilën të dyja palët u përkushtuan që ta zbatojnë dhe ne po punojmë që t’i ndohmojmë ata me zbatimin. Puna po vazhdon, Ata kanë dhënë përkushtimin e tyre për ta zbatuar. Në një pjesë të kësaj marrëveshjeje thuhet se kjo bëhet pjesë integrale e procesit të anëtarësimit të të dyja palëve. Pa dashur që të hyj në spekulime mendoj se të dyja palët duan t’u tregojnë qytetarëve të tyre se po bëjnë c’është e mundur me qëllim të avancimit. Ju mund të thoni se Serbia nuk po avancon ose po bën përparim për shkak të çështjeve të tjera por shtimi i një cëshjteje më shumë mund të mos shihet pozitivisht nga qytetarët, nëse e shohin se po mbahen peng nga përfitimi i të gjitha avantazheve që sjell procesi i anëtarësimit dhe perspektiva evropiane e vendit për qytetarët. Sërish duke folur ligjërisht dhe politikisht kemi përkushtim, kemi një marrëveshje ligjëisht obliguese dhe e kemi qartësuar në shumë raste me partnerët se pse e konsiderojmë këtë dokument të jetë obligues. BE, institucionet e BE-së po e përcjellin, këtu përfshihen edhe partnerët tanë posaçërisht SHBA-ja po e përcjellin se si po punojnë dhe bazuar në këtë ne do ta shtojmë ose ulim angazhimin tonë. Ky është viti i ri dhe viti i ri gjithnjë sjell mundësi për shpresë, për shumë punë dhe energji të reja. Dhe ne shpresojmë se me këtë shpresë të re dhe energji të reja të dyja palët përfundimisht do të nisin të punojnë fort për të treguar rezultat. Ata nuk po e bëjnë këtë për ne në Bruksel. Ata e bëjnë këtë për qytetarët e tyre. Rruga evropiane dhe persprktiva evropiane e përcaktuar si prioritet strategjik nga të dyja palët, nga Koosva dhe Serbia, është një motivim i mjaftueshëm. Nëse ju thoni që aspironi diçka dhe pastaj nuk bëni asgjë për ta përmbushur atëherë duhet të justifikoni këtë për qytetarët tuaj. Nuk është BE-ja ajo që kërkon që Serbia dhe Kosova të aplikojnë për anëtarësim në BE por është e kundërta. Ju takon liderëve të zgjedhur që të përmbushin këtë. Të dyja vendet kanë perspektivë evropiane, të dyja e dijnë mirë se çfarë duhet të përmbushin në përmbajtje për përftitime konkrete për qytetarët dhe ata supozohet ta bëjnë këtë. Ne vetëm mund punojmë me partnerët tanë bazuar në atë që ata deklarojnë zyrtarisht dhe politikisht dhe bazuar në atë se çfarë jemi pajtuar. Ne do t’i ndihmojmë ata gjithnjjë përderisa ky përkushtim dhe kjo ambicie të ekzistojë. Është plotësisht nonsense të thuhet se BE-ja po provon të ndërhyjë ose nxisë protesta kundër qeverisë. Këto janë narravita ruse që duhet të luftohen. Kjo është diçka që ne ia kemi bërë të qartë partnerëve tanë në Serbi në shumë raste. Kjo është një kohë kur duhet të mendojë, flas dhe të veprojë në një mënyrë evropiane nëse aspiratat evropiane supzohet të jenë kredibile. Kjo është porosia që ia kemi përcjellë partnerëve tanë jo vetëm në Serbi.
I kemi diskutuar çështjet gjërësisht në javët dhe muajt e kaluar dhe në Konvetën e Vjenës është një nen që thotë se cilat marrëveshje janë obliguese dhe cilat jo. Për ne ky është një dokument ligjërisht obligues, është një marrëveshje ligjërisht obliguese ndërmjet Kosovës dhe Serbisë madje edhe pa nënshkrim”, tha Stano.

Stano thotë se Kurti dhe Vuçiq do të takohen kur ka vullnet dhe agjendë

Zëdhënësi i Bashkimi Evropian, Peter Stano, ka thënë se takimi i ardhshëm në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të jetë në çdo kohë kur ka vullnet dhe kur ka një agjendë për të.

“Ne asnjëherë nuk spekulojmë për asnjë takim të radhës. Siç e thash puna në dialog është duke u zhvilluar dhe puna rreth dialogut vazhdon çdo ditë në nivele të ndryshme. Nëse do të ketë takim të nivelit të lartë ndërmjet Kryeministrit të Kosovës dhe Presidentit të Serbisë ne gjithmonë do ta bëjmë publike disa ditë më herët. Teorikisht takimi është i mundshëm në çdo kohë kur ka vullnet për t’u takuar dhe kur ka një agjendë për të”, tha Stano.

Zëdhënësi i BE-së tregon se kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka deklaruar sot se masat ndaj Kosovës do të vazhdojnë të mbeten ende në fuqi deri në momentin kur hapa të mjaftueshëm poizitiv të jenë ndërmarr.

“Sa i përket masave, natyrisht se ne po e përcjellim situatën çdo ditë nga afër. Ne kemi njerëz në terren dhe i kemi dedikuar përpjekjet dhe vëmendjen tonë për të parë se çfarë po ndodh. Ne gjithashtu po punojmë me partnerët për t’i ndihmuar për të ndërmarrë hapa të nevojshëm për të deeskaluar dhe për t’u përballur me problemet që kanë kontribuuar në krizat e fundit dhe kur hapa të mjaftueshëm poizitiv të jenë ndërmarr atëherë BE-ja do të rivlerësojë masat e marra ndaj Kosovës dhe heqjen e mundshme të tyre”, tha Stano.

Qeveria e Kosovës ishte njoftuar për masat e BE-së më 28 qershor dhe ato hynë në fillim të korrikut. Ato u vendosën për shkak të mospërmbushjes së kushteve të BE-së dhe Shteteve të Bashkuara për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës. Tensionet në këtë zonë të banuar me shumicë serbe u rritën në fund të majit.

Masat ndëshkuese përfshijnë: suspendimin e përkohshëm të punës së trupave të krijuara në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimin e vizitave bilaterale, përveç atyre që fokusohen në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Po ashtu masat përfshijnë edhe ndaljen e programimit të fondeve për Kosovën nga IPA 2024 (Instrumentet e Para-Anëtarësimit). Propozimet e Kosovës në kuadër të Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor nuk janë dorëzuar për shqyrtim nga bordi më 29 dhe 30 qershor.

Stano pas vendimit për targat: Përparimi është i mundshëm, s’ka kohë për të humbur

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano tha se është parë se përparimi është i mundshëm pas vendimit për targat.

“Punë rreth dialogut po vazhdon dhe fokusi i kësaj pune është në zbatimin e asaj që është pajtuar në pranverën e vitit të kaluar në Bruksel dhe në Ohër. Kjo është shumë e rëndësishme. Kemi parë se përparimi është i mundshëm, meqë ditë më parë edhe Kosova edhe Serbia janë pajtuar rreth çështjes së targave për heqjen e regjimit të stikersave. Kjo është një dëshmi konkrete se përparimi është i mundshëm kur ka një vullnet të mirë. Ne shpresojmë se kjo do të vazhdojë edhe pasi të jetë krijuar Qeveria e re e Serbisë. Ne do të vazhdojmë të angazhojmë dhe të punojmë me partnerët që t’iu ndihmojmë atyre sepse kjo është detyrë për ta dhe jo për ne për të zbatuar çdo gjë që është pajtuar. Pra ishin marrëveshje obliguese. Prandaj BE-ja dhe vendet anëtare të saj, presin që të dyja palët të procedojnë sa më shpejt të jetë e mundur. Nuk ka kohë për të humbur”, ka thënë Stano.

Më 25 dhjetor, Qeveria e Serbisë vendosi të lejonte makinat me targa RKS – Republika e Kosovës – të lëvizin lirshëm në territorin e shtetit të saj dhe vendimi nis së zbatuari më 1 janar të vitit 2024.

Ndërkaq, më 4 janar Qeveria e Kosovës vendosi që të heqë regjimin e letrave ngjitëse për makinat me targa të Serbisë./21Media


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu