Ish-kryenegociatori serb në Bruksel, ka thënë sot se lufta kundër regjimit të Aleksandar Vuçiq do të jetë më e vështir se ajo ndaj Sllobodan Millosheviqit.
Ai po ashtu ka thënë se në Serbi duhet të mbahen zgjedhje të drejta dhe të lira, transmeton lajmi.
“Situata është shumë e qartë – ata duan të krijojnë një vend ku një njeri i vetëm mund të vendos për gjithçka, në të cilën institucionet janë në xhepin e brendshëm të një xhakete të shtrenjtë dhe duan të krijojnë një imazh mediatik ku ka vetëm një mendim”, ka thënë Stefanoviq.










