Stevo Pendarovski e ka vlerësuar shumë figurën e Imer Selmanit, si politikan dhe si promotor konceptit qytetar, gjatë fushatës së vitit 2009. Këto vlerësime, Pendarovski i ka bërë pas konventës së mbrëmshme në të cilën Selmani mori fjalë dhe bëri thirrje për ta votuar kandidatin konsensual, Stevo Pendarovski, shkruan Gazeta Maqedonia.
Statusi i plotë i Pendarovskit: “Imer Selmani filloi ndryshimin politik në vitin 2009. Ai praktikisht i pari nisi konceptin e një shoqërie duke fituar shumë vota nga të gjitha bashkësitë etnike. Falemnderit Imerit për fjalët e mrekullueshme për mua, ata me të vërtetë kanë kuptim për mua. Kontributi juaj në politikën e Maqedonisë Veriore është me rëndësi të madhe.”











Selmani .Ahmetin Thaqi Reka paski qen krejt Bir Kurve