Stevo Pendarovski edhe zyrtarisht presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut (VIDEO)

Pendarovski dha deklaratë solemne para të zgjedhurve të popullit, anëtarëve të Qeverisë, liderëve fetarë, njerëzve të parë të armatës, korit diplomatik dhe mysafirëve nga jashtë.

Në fjalimin e parë të tij si president i shtetit Pendarovski iu drejtua të gjithë qytetarëve që morën pjesë në procesin zgjedhor, ai dha disa betime duke shtuar se do të jetë president i të gjithëve edhe i atyre që kanë votuar për të edhe për ata që nuk e kanë përkrahur po edhe për ata që për ndonjë arsye aspak nuk kanë dalë në votim.

“Zyrtarisht dua të them se do të jem president I të gjithëve. Në sferën politike, punën e parë që do ta bëj e për të cilën kam folur shumë periudhën e fundit është të shtrijë dorën e bashkëpunimit për opozitën. Ndjej që obligimi im I parë si president është ta mbrojë statusin dhe të drejtat politike të pakicave, pasi demokracia ekziston vetëm atëherë kur pakicat e ndryshme në shoqëri janë të mbrojtura nga shumica e për këtë shpesh herë vetëm ligjet nuk mjaftojnë”, deklaroi Pendarovski.

Pendarvoski shtoi se si president do të angazhohet në sferën diplomatike për përfundim të procesit për anëtarësim në NATO dhe fillim e bisedimeve për anëtarësim në BE.

Në inaugurimin e Pendarovskit ishin të pranishëm presidenti bullgar Rumen Radev, nga ai shqiptar Ilir Meta, presidenti kosovar Hashim Thaçi, ai serb Aleksandar Vuçiq. Të pranishëm ishin edhe zëvendëskryeministri i Turqisë dhe Polonisë dhe ministrat e jashtëm të Malit të zi dhe Greqisë.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu