Stoilkovski: Deputetët e OBRM-PDUKM-së që votuan “për” nuk e respektuan vullnetin e qytetarëve

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stoilkovski sot mbajti një konferencë për shtyp nga selia e partisë. I pyetur për shtatë deputetët e partisë opozitare, të cilët votuan “për” ndryshimet kushtetuese, ai u përgjigj se ata kanë vepruar kundër vullnetit të popullit.

“OBRM-PDUKM mbetet me vullneti i popullit, dhe ai vullnet u shpreh më 30 shtator ku u refuzua marrëveshja kapitulluese. Kjo duhet të respektohet. Këta deputetë që u bashkuan me shumicën, të cilët shkelën reputacionin për shprehje demokratike, nuk e respektuan këtë vullnet të qartë të popullit. Ata nuk respektuan as qëndrimin e partisë, që është, përsëriti, qëndrimi i respektimit të vullnetin e shumicës në referendum. Këta ish-deputetë të OBRM-PDUKM-së e dinin dhe ishin të vetëdijshëm para votimit se cili ishte vullneti i popullit dhe cili është qëndrimi i partisë”, tha Stoilkovski.

Ai së pari tha se Maqedonia edhe këtë do ta durojë dhe se nuk do të shkatërrohet kurrë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu