Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg theksoi sot se nuk i takon atij të komentojë vendimin e BE-së për mosdhënien e datës për Maqedoninë e Veriut, por se atë që mund të thotë është se dyert e NATO-s janë të hapura dhe Aleanca i dëshiron mirëseardhje Maqedonisë së Veriut, transmeton REL.
Sipas tij, shumica e vendeve anëtare kanë nënshkruar protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe se këtë e ka bërë edhe SHBA. Stolteberg shtoi se Maqedonia e Veriut do të kontribojë për stabilitetin e rajonit, dhe kjo do të ndikojë edhe në prosperitetin ekonomik.










