Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka folur për rëndësinë e prezencës së NATO-s në Ballkanin Perëndimor duke përmendur kështu edhe rolin e tyre që kanë në Kosovë.
Këto komente ai i dha gjatë një fjalimi që mbajti në Letoni, në konferencën për siguri globale, ”Pikëpamja e NATO-s drejt vitit 2030 e tutje”.
”Ne kemi kaluar një rrugë të gjatë në Ballkanin Perëndimor dhe prezencën e NATO-s aty që nga vitet e ’90-ta”.
”Kemi ndihmuar të përfundojmë dy luftëra etnike atë në Bosnjë Hercegovinë dhe më vonë atë në Kosovë e Serbi. Kemi prezencë domethënëse në Kosovë nëpërmjet KFOR-it dhe po ashtu në Bosnjë”.









