Stoltenberg: NATO nuk dëshiron konflikt me Rusinë

NATO-ja nuk dëshiron të vijë deri në konflikt me Rusinë dhe nuk dëshiron Luftë të re të ftohtë, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg për Bi-Bi-Si.

“Sistemimi i planifikuar shtesë i katër mijë ushtarëve në Evropën Lindore ka për qëllim të pengojë, e jo të shkaktojë konflikt. Edhe krahas tensionit aktual Aleanca ushtarake e nuk e konsideron Rusinë për kërcënim”, shtoi ai.

Stoltenberg theksoi se NATO nuk tenton të hyjë në konflikt me Rusinë, por fillimisht do të orientohet drejt marrëdhënieve, në të cilat do të ketë më shumë bashkëpunim dhe konkurrencë, por tërë kjo duhet të bëhet në bazë të mbrojtjes kolektive dhe parandalimit.

“Aleanca nuk ka konstatuar asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë nga ana e Rusisë, ajo reagon në ngjarjet në Ukrainë, si dhe shfrytëzimin e retorikës bërthamore për frikësimin e vendeve evropiane”, theksoi sekretari i përgjithshëm i Aleancës


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu