Strastburgu e dha vendimin, Shqipëria duhet të paguajë 110 milionë euro dëmshpërblim

Shqipëria do t’i paguajë biznesmenit Fracesco Becheti, 110 milion euro për shkak të mbylljes arbitrare të Tv Agon.

Kjo është gjoba që Gjykata e Strasburgut ka vendosur të paguajë shteti shqiptar, që në fakt janë taksat e qytetarëve shqiptarë.

Ish-kryeministri Berisha, shkruan në një postim në facebook se ky vendim i Gjykatës së Strasburgut është vetëm një nga ndëshkimet nga dhjetra dosje që presin të gjykohen nga gjykata dhe arbitrazhe ndërkombëtare.

‘Miq, 110 milione euro eshte gjoba qe sipas vendimit te Gjykates se Strasburgut do ti paguajne shqiptaret investitorit te njohur italian, Beçhetit vetem per shkak te akcesit skizoid te Edvin Kristaq Rames per shkaterrimin si bandit i vertet i TV Agon! Por ky eshte vetem ndeshikimi i pare nga dhjetra dosje qe presin te gjykohen nga gjykata dhe arbitrazhe nderkombetare.

Lexoni shkrimin e meposhtem per gjoben 110 milione euro qe duhet ti paguajne takspaguesit shqiptare pronarit te TV Agon. sb

Bomba e Strasburgut/ Gjykata Europiane dënon Shqipërinë 110 mln euro për Beçhettin

Deklaratat publike të kryeministrit Edi Rama kundër biznesmenit italian Fancesco Beçhetti do t’i kushtojnë qytetarëve shqiptarë shifrën marramendëse të 110 milionë eurove.

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka dënuar Shqipërinë 110 milionë euro për konfliktin me biznesmenin italian. Vendimi është marra para pak ditësh dhe Syri.net e ka konfirmuar nga dy burime të pavarura, përfshirë Avokaturën e Shtetit.

Fatura, që përbën një goditje fatale për financat e shtetit është gjoba më e madhe që ka marrë ndonjëherë Shqipëria nga një gjykatë ndërkombëtare. Këtë faturë, qytetarët shqiptarë do ta paguajnë për shkak të deklaratave të kryeministrit Edi Rama në media dhe rrjetet sociale në qershor të vitit 2015.

Padia

Gjatë asaj kohë, pak ditë pasi prokuroria shqiptare sekuestroi pronat e biznesmenit italian, përkatësisht televizionin Agon Channel, kryeministri e pati akuzuar publikisht Beçhetin për pastrim parash.

Në deklaratën e tij në rrjetin social Tëitter, kryeministri Rama, duke iu përgjigjur akuzave të opozitës e lidhi sekuestrimin e aseteve të televizionit Agon Channel me dekriminalizimin e politikës nga elementët kriminal. ‘Dekriminalizimi, gjethe fiku që bie e nxjerr cullak PD-në kur goditet krimi! Bllokimi i burimit të parasë së zezë që ushqente Agon Channel, një sukses,’ shkruante Rama në tëitterin e tij personal.

Menjehërë pas këtyre deklaratave, Fancesco Beçhetti e paditi Shqipërinë në gjykatën e arbitrazhit në Strasburg, në të cilën pretendonte se deklaratat publike të kryeministrit Edi Rama kanë shkelur prezumimin e tij të pafajësisë.

Padia e ngritur nga Beçhetti është depozituar në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg me 21 tetor 2015 dhe i është komunikuar qeverisë shqiptare në 12 janar. Në po të njëjtën kohë, biznesmeni italian bëri dhe një tjetër padi kundër Shqipërisë për sekuestrimin sipas tij pa të drejtë të televizionit Agon Channel.

Pas një kalvari të gjatë gjyqësor, gjykata i ka dhënë të drejtë Beçhettit duke e gjetur kryeministrin dhe qeverinë shqiptare fajtore, dhe duke e dënuar Shqipërinë me faturën e çmendur prej 110 milionë eurosh. Fatura është sa ndihma ekonomike e tre viteve që qeveria jep për të gjithë të varfrit në Shqipëri ose sa 1 për qind e Prodhimit Kombëtar të Shqipërisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu