Në fushatën elektorale të zgjedhjeve presidenciale që ka nisur para pak ditësh, të gjitha partitë të përfshira në garë kan nisur tubimet e tyre elektorale nëpër qytetet e Maqedonisë së Veriut, shkruan InfoShqip.
Një tubim elektoral sot Bashkimi Demokratik për Integrim e zhvilloi në qytetin e Strugës ku u prit prej shumë qytetarësh dhe përkrahësish që dëshmuan për një fuqi votuesish të BDI-së në këtë qytet.
Ndonëse Struga është vendlindja e një prej liderëve opozitar shqiptar, Ziadin Selës, e pretenduar edhe si bastion i tyre, për të dytën herë po renditet krah BDI-së, herën e parë në zgjedhjet e fundit lokale, ku fitimtar doli kandidati i BDI-së për këtë Komunë dhe tani në prag të zgjedhjeve presidenciale./InfoShqip.com
Foto:













