Studentët shqiptar janë gati të ngrihen edhe në Maqedoni, ja kërkesat e tyre

Në adresën elektronike të portalit TetovaSot është dërguar një njoftim e një grupi anonim studentësh, të cilët sic shprehen ata: “Sot më datën 13. 12. 2018, pas shumë takimeve dhe bisedave intensive që patëm ditët e fundit, kryesisht me studentë, por edhe me qytetarë të shumtë, themeluan Grupi Nismëtar për Organizimin e Protestave.

Studentore, të cilat kanë për qëllim realizimin pa asnjë kusht të kërkesave të parashtruara. Në vazhdim njoftim teksti i plotë i grupit të studentëve:

Njoftojmë opinionin studentor, arsimdashësh dhe atë publik,se ngjarjet e fundit nëpër të gjitha universitetet e Repubilkës së Shqipërisë,duke patur si kryeqendër Tiranën dhe me të cilët solidarizohemi pa asnjë rezervë, kanë ndikuar pozitivisht në të gjitha qendrat Universitare Shqiptare – me probleme të natyrave afërsisht të njëjta. Prandaj, Ne, një grup studentësh sot më datën:13. 12. 2018, pas shumë takimeve dhe bisedave intensive që patëm ditët e fundit, kryesisht me studentë, por edhe me qytetarë të shumtë, themeluan Grupi Nismëtar për Organizimin e Protestave Studentore, të cilat kanë për qëllim realizimin pa asnjë kusht të kërkesave të parashtruara në listën në vijim:

Kërkesat e studentëve drejtuar Ministrisë së Arsimit,Udhëheqësisë së universiteteve dhe Pushtetit.

1.Ndalimi i kushtëzimit me blerje të librave për nënshkrim nga ana e profesorëve, të tërhiqet.

2. Subvencionimi ose largimi i pagesës së praktikës 8 javore nga Universiteti (50 euro).

3. Subvencionimi i pagesës së ekskurzionit profesional ose largimi i saj si lëndë obligative.

4.Zvogëlimi i tarifës për studentët e huaj(50%).

5.Publikimi i statuti të universitetit dhe raportevlerësimi i evaluimit të studentëve që bëjnë për profesorët të jetë në faqen e universitetit.

6. Përmirësimi i kushteve elementare në laboratore dhe salla mësimore.

7. Rishikimi i titujve akademik dhe verifikimi i plagjiaturave.

8. Revizion për marrjen e titujve akademik të çdo profesori në pozitë udhëheqësie. A është respektuar ligji, koha për kalim prej një titull në tjetër dhe punimet shkencore në Universitetet private dhe publike.

9. Departizimi i universitetit (heqja dorë e partive politike nga universitetet).

10. Cili është statusi i Parlamentit Studentor. A funksionon si organizatë e pavarur apo eshte nën ingerencat e universitetet.

11. Pagesat vjetore nga studentët për Unionin e Studentëve ,sa nga ato mjete brenda vitit u kthehen
studentëve?!

12. Sjellje të barabartë nga ana e profesorëve për të gjithë studentët pavarësisht lidhjeve farefisnore
(miqësore, familjare).

13. Largimin e profesorëve të dënuar me vendim gjykate për kryerje të ndonjë vepre penale.

14.Ndalimi I diskriminimit të femrave dhe kushtezimi I tyre me akte të paturpshme në këmbim note


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu