Studentët shqiptarë nga Maqedonia përkrahin protestat e Tiranës, krijohet ‘Shqipëria e Madhe Studentore’

Një deklaratë e Unionit Studentor Shqiptar në Maqedoni krijon një ‘Shqipëri të madhe studentore’ të shpirtit të protestës. Delarata thotë se po i ndjek me kujdes zhvillimet në Shqipëri dhe është në kontakt me studentët protestues.

Nisur nga kjo, duke i njohur si legjitime kërkesat e studentëve, Unioni Studentor Shqiptar i mbështet ato protesta dhe konsideron se Qeveria Shqiptare dhe Ministria e Arsimit të Republikës së Shqipërisë duhet ta dëgjojnë zërin e studentëve dhe kërkesat e tyre legjitime, sepse ato janë, në të vërtetë, zëri i të ardhmes së përgjithshme intelektuale shqiptare. Një shtet që nuk kujdeset për këtë të ardhme, mbase nuk e meriton atë.
Sipas deklaratës një pushtet që nuk merr parasyshh zërin e studentëve nu është dinjitoz për të meahxuar jetën shtetërore.

DEKLARATA E PLOTË

M B Ë SH T E T J E

Për protestat e studentëve në Shqipëri

Unioni Studentor Shqiptar, që është një organizatë e studentëve shqiptarë të universiteteve të ndryshme në Maqedoni, vazhdon t’i ndjekë me vëmendje zhvillimet studentore në Republikën e Shqipërisë dhe të zhvillojë kontakt të vazhdueshëm me studentë që janë pjesë e këtyre protestave.

Nisur nga kjo, duke i njohur si legjitime kërkesat e studentëve, Unioni Studentor Shqiptar i mbështet ato protesta dhe konsideron se Qeveria Shqiptare dhe Ministria e Arsimit të Republikës së Shqipërisë duhet ta dëgjojnë zërin e studentëve dhe kërkesat e tyre legjitime, sepse ato janë, në të vërtetë, zëri i të ardhmes së përgjithshme intelektuale shqiptare. Një shtet që nuk kujdeset për këtë të ardhme, mbase nuk e meriton atë.

Për Unionin Studentor Shqiptar zëri studentor është thirrja më e çiltër, më serioze dhe njëherazi, më e sinqertë shoqërore, ndërsa studentët janë kategoria më progresive e shoqërisë dhe në një mënyrë, ata janë kujdestarët e ndërgjegjes së një shoqërie. Prandaj, sipas nesh, një pushtet që nuk e merr parasysh zërin e studentëve, zor se mund të konsiderohet meritor dhe dinjitoz për ta drejtuar dhe menaxhuar jetën shoqërore. U bëjmë thirrje studentëve tanë që vijojnë studimet në Shqipëri t’i bashkohen protestave dhe të ngrisin zërin në mënyre dinjitoze.

Shkup, 11.12.2018 Kryetar, Egzon Shabani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu