Studenti nga Tetova: Atdhe është ai vend që të siguron dhe përmbush nevojat e jetës, jo shkaqet e vdekjes

Në fluksin e ikjes së të rinjëve nga Maqedonia e Veriut, së fundmi edhe një student i dalluar që ka përfunduar shkencat politike në UT duke shënuar një postim të tmershëm për vendin e tij përcjellë Top24.

“Atdhe është ai vend që të siguron dhe përmbush nevojat e jetës, jo shkaqet e vdekjes. Përkatësia është një gënjeshtër e shpikur nga politikanët dhe pushtetarët, me qëllim që të vdesim në mbrojtje të interesave të tyre.” shkruan studenti Valon Elmazi.

Ndryshe numri i të rinjëve që masivisht braktisin vendin gjithnjë e më shumë ritet jo për faktin e “gurbetiti” por për jetë më të mirë.

Valon Elmazi shkruan në facebook:

“Do ta tradhëtoj atdheun
Është marrëzi të mbrosh një vend, që nuk të siguron një shtëpi dhe kafshatën e përditshme.
Është e dhimbshme ti lëshë më të dashurit e tu e të marësh rrugët e botës për atë që vendi ynë s’na jep dotë.
Atdhe është ai vend që të siguron dhe përmbush nevojat e jetës, jo shkaqet e vdekjes.
Përkatësia është një gënjeshtër e shpikur nga politikanët dhe pushtetarët, me qëllim që të vdesim në mbrojtje të interesave të tyre.
Nuk besoj në idenë e vdekjes për hir të atdheut.
Atdheu nuk humb asnjëherë, ne humbasim gjithmonë.
Kur atdheu hyn në luftë, gjithmonë u bëjnë thirrje të varfërve që ta mbrojnë.
E kur përfundon lufta, u bëjnë thirrje pushtetarëve që të ndajnë plaçkën e luftës dhe postet.
Kur atdheu përfshihet në një luftë, vetëm gjokset e heronjve të varfër dhe të ndershëm mbushen me plumba, kurse barku i zyrtarëve tradhëtarë mbushet me para.
Atdheu është një gënjeshtër, e shpikën dhe i caktuan kufijt imagjinarë, ne e besuam.”, shkruan ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu